Drejtoria e Urbanizimit, konkretisht drejtori Betim Berisha është akuzuar se po i jep tenderë firmës “Trasing”, firmë kjo e afërt me familjen e tij.
Dicka të tillë e ka mohur kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Jemi mësu m'i akuzu njerëzit pa fakte", thotë ai. "Kur flasim për tenderë duhet të kemi fakte. Qe tre muaj as që ka apliku dikush prej familjes së tyre nuk ka konkuru. Edhe po të konkurrojë dikush, nëse e bën punën me standarte do ta fitojë".
Lladrovci theksoi se një gjë të tillë nuk mund ta bëj drejtori i Drejtorisë. Ai zotohet se një dukuri e tillë nuk do të ndodhë në komunën e Drenasit, të paktën jo gjatë qeverisjes së tij, thotë Lladrovci.
"Nuk mundet Betim Berisha t'i jep tenderët, ai mundet m'i rishiku standartet si bëhet puna", ka thënë ai.
I pyetur që nëse del e kundërta, Lladrovci thotë se nuk mund të del e kundërta.
"Nuk mund të del e kundërta", potencoi Lladrovci.
Lladrovci hedh dyshimet se këto akuza i ka ngritur Xhavit Drenori, i cili sipas tij, nuk ishte i gatshëm ta marrë pozitën e ofruar.
Ai, thotë Lladrovci, është i gatshëm vetëm të flasë dhe asgjë tjetër.
Lladrovci: Tenderët nuk mund t’i japë Berisha... by kohanet
Drenori më shumë flet
"Ka shku edhe i ka taku dhe ju ka thënë jam drejtori juaj i ri", thotë Lladrovci për Xhavit Drenorin.
Drenori fillimisht e ka pranuar pozitën e ofruar nga kryetari i komunës si drejtor i Urbanizmit mirëpo një ditë më vonë është tërhequr.
Kryetari Ramiz Lladrovci në Rubikon të KTV-së e bëri theksoi se një gjë të tillë e bëri ngase kishte frikë se nuk mund t’i kryente detyrat.
"Të nesermen ka ardhë në zyrë të unë dhe më ka thënë ka mbetë shumë pak kohë dhe kam frikë se nuk mund të arrij t'i kryej", ka thënë ai. "Mendoj që ma shumë flet se që mendon. Kam dasht me ja dhënë të gjitha mundësit", ka thënë Lladrovci.
Lladrovci për Drenorin by kohanet