Banka Botërore ka parashikuar rritje ekonomike këtë vit që do të arrij në 3.9%.
Kjo rritje edhe pse është më e madhja në rajon, është e pamjaftueshme për nevojën e zhvillimit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRritja ekonomike është bërë nga investimet publike dhe konsumi, përderisa investimet e jashtme po vazhdojnë të mbesin problem për vendin.
Zyrtarë të Bankës Botërore u kanë bërë thirrje politikanëve që pavarësisht shkuarjes apo jo në zgjedhje të përgjithshme politikat që ndiqen nga një qeveri të mos ndryshohen nga tjetra.
Porosia kryesore e këtij institucioni për qeverinë ka qenë që të angazhohet më shumë në rritjen e konkurrueshmërisë, punësimit të rinjve dhe rritje së eksportit. Për këtë të fundit nuk kanë përjashtuar mundësinë që nga efekti Brexit të ndikohet edhe Kosova.
Në aspektin regjional vendet që më së shumti kanë bërë reforma janë Shqipëria dhe Serbia, përderisa Bosnja po vazhdon të shfrytëzoj mirë rritjen ekonomike në zonën e BE-së.