Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 40 biznese ankohen se po dëmtohen nga lëvizja e rrethrrotullimit në “Arbën Xhaferi”

Sërish pakënaqësi rreth hyrje-daljeve në autostradë. Kësaj radhe, pronarët e bizneseve në fshatin Kogjaj të Kaçanikut kanë protestuar, për shkak se rrethrrotullimi në autostradën “Arbën Xhaferi” është zhvendosur, gjë që ua dëmton bizneset atyre.

Besojnë se devijimi është bërë me qëllim që dikush të fitojë nga shpronësimi, por me këtë veprim, ministria po i dëmton rreth 40 familje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata kanë nënshkruar edhe një peticion, përmes të cilit e kundërshtojnë këtë devijim të planit.

Protestuesit po i mbështet deputeti i Vetëvendosjes, Salih Salihu, sipas të cilit, çdokund në botë rrethrrotullimet bëhen me qëllim që qytetet të lidhen sa më shumë mes vete dhe të zhvillohet ekonomia.

Ministria e Infrastrukturës thekson se me kontratë, konsorciumi Bechtel Enka është përgjegjës për hartimin e projektit.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë edhe me Ela Ruçin, zyrtare për informim në konzorciumin Bechtel Enka, por ajo nuk është përgjigjur.