Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati i MD-së s’ka gjetur asnjë parregullsi në trajtimin e Naser Makollit në Lipjan

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë nuk ka gjetur asnjë parregullsi në trajtimin e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Sipas një raporti informues që e ka siguruar KTV-ja, i cili i është dorëzuar ministres Dhurata Hoxha, Makolli ishte transferuar me kërkesë të tij nga Prizreni në Lipjan në dhjetor të 2016-ës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dosja mjekësore atij i ishte hapur më 9 dhjetor.

Ditën kur kishte vdekur, sipas raportit, ai kishte kërkuar ndihmë në orën 7 të mëngjesit në ambulancën e institucionit dhe pastaj ishte kthyer vetë në qeli.

Atë ditë, i ndjeri nuk kishte dalë në shëtitjen e paradites dhe gjithashtu nuk e kishte marrë drekën që servohet për të burgosurit.

Të gjeturat e raportit janë se ai është transferuar në bazë të rregulloreve të brendshme dhe bazuar në kërkesën e tij.

Pas ekzaminimit fillestar, KTV-ja mëson se mjeko-ligjorët kanë ardhur në përfundim se vdekja e të burgosurit nuk ishte e dhunshme. Rezultatet finale të këtij instituti mund të marrin edhe së paku 2 javë.