Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KDI-ja anëtare me të drejta të plota i ENEMO-s

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), si organizatë udhëheqëse e Koalicionit Demokracia në Veprim, është pranuar sot si anëtare me të drejta të plota në Rrjetin evropian të organizatave për monitorimin e zgjedhjeve ENEMO.

KDI fillimisht pati marrë statusin e anëtarit të asocuar më 2014, kurse nga sot i bashkohet rrjetit si anëtare e barabartë me organizatat tjera anëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku po merrë pjesë dhe Artan Murati nga KDI, Asambleja e Përgjithshme e ENEMO-së në mënyrë unanime ka votuar anëtarësimin e KDI-së nga anëtari i asocuar, në anëtar me të drejta të plota.

Falënderim për të gjitha organizatat anëtare të ENEMO-së dhe falënderim i veçantë për organizatat anëtare nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi të cilat nuk u kursyen nga mbështetja e vazhdueshme gjatë këtij procesi dy vjeçar”, thuhet në njoftimin e KDI-së.