Nisma, AAK dhe Vetëvendosje janë pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
Por, për këtë inicim të opozitës e konsideron të vështirë Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për kp, Krasniqi ka thënë se opozita e ka të vështirë inicimin e kësaj nisme meqë duhen 40 nënshkrime të deputetëve, të cilat pa ndihmën e deputetëve të pozitës nuk mund t’i arrijnë.
“Konsideroj se do të jetë e vështirë vet inicimi i kësaj procedure, sepse kërkon një të tretën e votave të deputetëve, përkatësisht 40 nënshkrime të deputetëve dhe në rast se votojnë për këtë mocion të mosbesimit të kryeministrit duhen që të jenë së paku 61 vota për, çka nënkupton se duhet të dalin përtej votave të deputetëve opozitar, pra të ketë përkrahje edhe të partive që janë në pushtet. Në rast se i merr 61 e më shumë vota, atëherë qeveria konsiderohet e shkarkuar dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mirëpo në rast se nuk kalon ky mocion i mosbesimit atëherë për 90 ditë të tjera nuk ka të drejt të inicimit të një mocioni të ri të mosbesimit të Qeverisë”, tha Krasniqi.
Por, për zgjedhje të parakohshme janë shprehur edhe disa nga deputetët e pozitës e në veçanti ata nga Partia Demokratike e Kosovës. Shaip Muja, Shukri Buja dhe Nait Hasani tash e disa javë edhe publikisht kanë kërkuar që të prishet koalicioni LDK-PDK dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Dy partnerët e koalicionit, kur kishin nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje, në një prej pikave të marrëveshjes është edhe pika për mospërkrahjen e mocioneve që vijnë nga palët tjera.