Polemikat e shumta rreth murit në veri të Mitrovicës tashmë të rrënuar, si dhe ndërtimit të sheshit, kanë lënë anash zhvillimet e punimeve në lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan.
Në këtë hapësirë janë bërë gërmimet e para ku pritet të fillojë vënia e gur-themeleve për rreth 300 shtëpi që pritet të ndërtohen për komunitetin serb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita thotë se punimet duhet të ndërpriten menjëherë.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, mendon se “Lugina e Diellit” është një prej çështjeve më skandaloze dhe të rrezikshme dhe me këtë projekt, sipas tij, po fillon rikolonizimi i shtetit të Kosovës.
Pal Lekaj i AAK-së thotë se është e dhimbshme të lejosh që të pyetet Beogradi për territorin dhe veprimet e komunave veriore, andaj Qeveria duhet të reflektojë menjëherë.
KTV-ja ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të komunës së Zveçanit, por kjo ka qenë e pamundur.