Grupi i deputetëve i Listës Serbe ka kumtuar sot se kryetar i Listës Serbe është Slavko Simiq dhe se Aleksandar Jablanoviq vetveten e ka shpallur kryetar pa përkrahjen e deputetëve serbë, transmeton Koha.net.
Përmes një kumtese për medie, Lista Serbe “e ka dënuar përpjekjen e re të kthesës politike të cilën përpiqet ta bëjë i vetëquajturi" Aleksandar Jablanoviq, për të cilin thuhet të jetë “burimi kryesor i konfliktit dhe i përçarjeve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është përpjekur ta mashtrojë e ta manipulojë Zyrën për regjistrimin e partive politike. Presim që për këtë të deklarohet detajisht KQZ i cili po shqyrton dokumentacion të rremë dorëzuar kësaj Zyre pa vulë e pa autorizim të përfaqësuesit të Listës Serbe të Slavko Simiq”, thuhet në kumtesë që e publikon B92.
Kumtesa përfundon se Aleksandara Jabllanoviq nuk ka përkrahje te populli serb.