Këshilltari i kryeministrit të Kosovës dhe zëvendësministri i MAPL-së Bajram Gecaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e gatshme të fillojë së hartuari statutin e Asociacionit të Komunave serbe sapo Lista Serbe të kthehet plotësisht në institucione, transmeton Koha.net.
Duke komentuar deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë për përshpejtimin e procesit të formimit ë AKS-së, Gecaj për agjencinë Beta të Beogradit ka thënë se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tri herë i ka ftuar në bisedime përfaqësuesit e Listës Serbe, porse ata nuk kanë ardhur në takim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kur të sqarohet kthimi i Listës Serbe në institucione, mundemi t’ia nisim menjëherë hartimit të statusit të AKS-së. Sa do të zgjasë ky proces, këtë askush s’e di, pasi nuk kemi ndonjë mendim tjetër se si do të duket ai. Por, ne jemi të gatshëm të fillojmë me punë sapo Lista Serbe të kthehet plotësisht në institucione", ka thënë Gecaj.
I pyetur nëse kryeministri i Kosovës ka pranuar që Lista Serbe të propozojë ministrin e ri të Administrimit të Pushtetit Lokal në vend të Lubomir Mariqit, Gecaj ka thënë se sa i përket Qeverisë së Kosovës, Mirjana Jevtiq formalisht është ministre e Pushtetit Lokal.
"Nëse Lista Serbe vjen me ndonjë propozim tjetër, atëherë kryeministri do ta shqyrtojë atë”, ka thënë Gecaj.