Takimi i Listës Serbe, i mbajtur në Kuvendin e Kosovës është përshkuar me tensione. Ishte Sllobodan Petroviq ai i cili ka sulmuar verbalisht zëvendëskryeministrin e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq dhe kryetarin e Listës Serbe Sllavko Simiq. Ky i fundit, nuk e kishte ftuar në takim Sllobodan Petroviqin.
“Kush je ti..., ti je turpi më i madh i popullit serb...”, ishin fjalët që Petroviq ia drejtoi Simiqit. Kurse Simiq dhe Stojanoviq i kërkuan Petroviqit që të lëshonte sallën dhe të dalë jashtë, raporton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi udhëhiqej nga Sllavko Simiq. Ndërkaq debatet dhe polemikat vazhduan ndërmjet Simiqit dhe Stojanoviqit në njërën anë dhe Petroviqit në anën tjetër.
“Ti dhe Jabllanoviq po bëni cirk, kështu që ulu ose dil jashtë”, iu drejtua Simiq, deputetit Petroviq
Ndërkohë, Petroviq thumboi sërish dy krerët e Listës Serbe, duke u thënë se ‘keni dalë nga zarfi dhe nuk i keni votat e popullit’.
“Kur i merr votat, eja këtu”, iu drejtua Petroviq, Simiqit.
Në një moment, Petroviq dhe Stojanoviq janë ngritur në këmbë, kurse në sallë është parë edhe sigurimi. Megjithatë, të pranishmit i kanë qetësuar të dy përfaqësuesit serb.
Pas acarimeve në sallë takimi është mbyllur për mediat.
Lista Serbe është mbledhur në një takim urgjent për të shqyrtuar zhvillimet e brendshme në këtë subjekt politik.
Ditë më parë, është raportuar se ish ministri në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, do të marrë detyrën e shefit të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Jabllanoviq kthehet në këtë detyrë të cilën e ngriu deri sa ishte në detyrën e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Punës të Republikës së Serbisë.
Detyrën e kryetarit të Listës Serbe në Kosovë e ka ushtruar Slavko Simiq, por babai i Aleksandar Jabllanoviqit, Dragan Jablanoviq thotë se i vetmi kryetar i regjistruar në KQZ në Kosovë është i biri i tij, Aleksandri.
Aleksandar Jablanoviq ishte ministër në qeverinë e Kosovës për kthim dhe komunitete, por u shkarkua nga kryeministri Isa Mustafa, pas nxitjes së reagimeve përmes një deklarate fyese duke i quajtur ‘egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të qytetit në vitin 2015.
Pas shkarkimit, Jablanoviq u emërua në detyrën e sekretarit në ministrinë e punës në Serbi, ministër i së cilës është Aleksandar Vulin, udhëheqës i Partisë së Lëvizjes Socialiste.
Aleksandar Jablanoviq dha dorëheqje në fund të muajit janar nga detyra e sekretarit të shtetit pasi në makinën zyrtare të Qeverisë së Serbisë u arrestua vëllai i tij Marko Jablanoviq.