Para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës shqiptarë nga të gjitha vendet e botës kanë filluar që të grumbullohen për t’i dhënë mbështetje ish komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Seanca për Ramush Haradinajn pritet të fillojë në orën 13:00 ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e tij, transmeton Kosova Press.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRamush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletarresti të Serbisë. Ai akuzohet për krime lufte.