Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiq përpiqet për lidhje ekonomike e tregtare të ish shteteve të ish – Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, sepse, sipas tij, kjo do të shtonte ekonominë e këtyre shteteve dhe do të përforconte bashkëpunimin rajonal, transmeton Koha.net .
Në intervistën për portalin amerikan "Politico", Vuçiq ka theksuar se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, do të krijohej një treg nga 20 milionë banorë, gjë që, sipas tij, do të tërhiqte vëmendjen e shumë investitorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se këtë edhe të tjerët e kuptojnë”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Vuçiq.
Në pyetjen nëse dëshiron të krijojë Jugosllavinë e re, Vuçiq është përgjigjur se bëhet fjalë për “Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë".
“Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve”, ka thënë ai.
Në pyetjen se si e mendon bashkëpunimin e tillë marrë para sysh tensionet aktuale ndërmjet fqinjëve, Vuçiq ka thanë se Tito kishte pasur sukses.
Duke folur për rreziqet në Ballkan, ai ka thënë se “çfarëdo që të ndodhë në Kosovë, ajo është gjithmonë ndërmjet serbëve e shqiptarëve”.