Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, të paktën sipas zyrtarëve serbë nga Beogradi, sa vijnë e përforcohen duke vepruar legalisht e ilegalisht në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjet e Brukselit.
Kështu, sipas tyre, Universiteti (serb) në Prishtinë me seli në Mitrovicë do të mbetet përgjithmonë institucion në sistemin e Republikës së Serbisë dhe në periudhën e ardhme në të do të investohet më shumë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e Serbisë do të vazhdojë së investuari në zhvillimin e institucioneve të rëndësishme për të rinjtë, sidomos në Universitetin e Prishtinës me seli në Mitrovicë, e vetëdijshme për rëndësinë strategjike që ky institucion arsimor ka për popullin serb dhe ekzistencën e tij në krahinën tonë jugore”, ka thënë për TV Most zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Dushan Kozarev.
Sipas fjalëve të tij, Republika e Serbisë, si themeluese e tij, Universitetin në Mitrovicë e trajton si simbol shumë të rëndësishëm të pranisë institucionale të shtetit serb në krahinë.
"Ata që në Prishtinë shpresojnë se me mosrespektimin e marrëveshjeve të Brukselit për njohjen e diplomave do të bëjnë presion në Universitetin tonë të Kosovës dhe do ta dekurajojnë rininë tonë që të ardhmen e vet profesionale e akademike ta ndërtojë në sistemin arsimor të Serbisë, kanë shpresa të kota”, ka thënë Kozarev.
Ai ka theksuar se duhet mbrojtur me të gjitha mjetet të drejtën e studentëve në Mitrovicë që të shkollohen në sistemin arsimor të Serbisë.
Vjet në mars, studentët në Mitrovicë kishin kërkuar ndërrimin e Marko Gjuriqit për shkak se ai gjoja kishte propozuar që Universiteti të integrohet ë institucionet e Kosovës.
E ashtuquajtura Zyrë e Kosovës kishte reaguar duke theksuar se bëhej fjalë për “spekulime e lajme të rreme” dhe se “Serbia nuk o të lejojë shuarjen e Universiteti ".
Kohë më parë Forumi Kombëtar serb kishte kumtuar se kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq kishte kërkuar që „Universiteti në Mitrovicë të inkorporohet Asociacionin e Komunave serbe.
Simiq në deklaratën për RTV Kim ka mohuar këto thënie duke theksuar se “deputetë serbë nuk pajtohen që ligjet e Kosovës të rregullojnë punën e sistemit arsimor serb në Kosovë".