Me vetëm tri raste nëpër gjykata të arbitrazhit, dy të përfunduara dhe një në proces, Kosova mund të humbë më shumë se 400 milionë euro, raporton KTV.
Dy nga gazetarët e mediave kosovare që janë marrë me çështjet e arbitrazhit hedhin dyshime të forta për lidhje të fuqishme mes biznesit dhe politikës, të cilët, përmes kontratave, kanë eliminuar gjykatat vendore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Lavdim Hamitit, kjo është gjetur si mënyra më e mirë e zhvatjes së shtetit.
Nga ana tjetër, Parim Olluri vlerëson se me apo pa qëllim, këto gabime janë bërë që para shumë viteve, përmes ligjit që i garantonte investimet e jashtme.
Shtetit i kushtoi rreth 7 milionë euro humbja e arbitrazhit me kompaninë austriake në rastin e pasaportave, 30 milionë i humbi Telekomi i Kosovës në përballjen me ZMobile si dhe shumë miliona të tjerë rrezikon t’i humbë shteti nga padia që ka ushtruar kompania Axos në rastin e privatizimit të 75% të aksioneve të Telekomit.