Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim, të mbyllur për medie kanë raportuar i ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj si dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i këtyre ministrave për integrime evropiane për të arriturat në fushat përkatëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhurata Hoxha theksoi se në këtë takim është diskutuar për gjendjen e burgjeve në Kosovë, me këtë rast ajo tha se ende nuk ka ndonjë raport final për rastin e vdekjes së Makollit në paraburgim.
Mimoza Ahmetaj tha se ka të arritura në fushën e integrimeve evropiane, por, sipas saj, demarkacioni duhet të ndodhë që Kosova të ketë liberalizim të vizave.