Si rezultat i Marrëveshjes në mes të MPB-së (Ministrisë së Punëve të Brendshme) dhe FRONTEX-it (Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Shteteve të Bashkimit Evropian), si dhe vlerësimit të lartë të FRONTEX-it për Policinë e Kosovës, Policia e Kosovës është ftuar dhe vazhdon të marrë pjesë si vëzhguese në aktivitetet operacionale të organizuara në fushën menaxhimit kufitar.
Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, paraprakisht ka pritur në një takim zyrtarin policor i cili edhe është zyrtari i parë nga Policia e Kosovës që merr pjesë në aktivitetet operacionale të organizuara nga FRONTEX-i.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFRONTEX-i konsideron se pjesëmarrja e Policisë së Kosovës (ekspertëve të kontrollit kufitar), në cilësinë e vëzhguesit, do të ndihmojë zbatimin e Planit Operacional, në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, si dhe në efikasitetin e kontrollit kufitar në kufijtë e jashtëm të shteteve të BE-së.
“Policia e Kosovës (me uniformë të Policisë së Kosovës dhe pajisje adekuate), merr pjesë në kontrollin kufitar, në kufijtë tokësorë dhe në aeroporte të shteteve anëtare të BE-së nga data 28 mars 2017”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në anëtarësimin dhe thellimin e bashkëpunimit me organizatat e ndryshme simotra në Evropë dhe më gjerë.