Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni kërkon pavarësimin e Departamentit të AKI-së për Verifikim të Sigurisë

Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka rekomanduar që Departamenti për Verifikim të Sigurisë që vepron në kuadër të AKI-së të pavarësohet dhe të krijohet një agjenci e pavarur.

Deputetët e këtij komisioni po ashtu i kanë rekomanduar Qeverisë që sa më shpejtë të procedojë ligjin për klasifikim të informacionit dhe verifikim të sigurisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse me ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë deputetët duhet t’i nënshtrohen verifikimit, një rekomandim i tillë është larguar nga deputetët anëtarë të Komisionit, të cilët kërkuan që fillimisht të bëhet pavarësimi i Departamentit, e më pas edhe deputetët t’i nënshtrohen verifikimit, raporton “Koha Ditore”.

Derisa deputeti Milazim Haliti nga LDK-ja ka thënë se deputetët duhet ta respektojnë ligjin dhe se ligji parasheh verifikim për ta, deputetja Aida Dërguti nga Vetëvendosje ka thënë se një verifikimi i deputetëve nga AKI-ja është konflikt i interesit.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se gjendja e zbatimit të ligjit në institucione është e mjerueshme. Ajo ka përmendur edhe dy institucionet që nuk e kanë respektuar ligjin që sipas saj është Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme.

Sipas saj, institucioni i vetëm që ka zbatuar ligjin në përpikëri ka qenë FSK-ja.

Pas këtij diskutimi, Komisioni ka kërkuar nga mediat që ta lirojnë sallën, pasi kanë disa çështje që duhet diskutuar pa prani të tyre.