Kthimi i Listës Serbe në Kuvend, për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shihet si mundësi për t’i bindur deputetët e saj që të votojnë për ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në ushtri, raporton KTV.
Pas tërheqjes nga nisma për ndryshimet ligjore, që e inicioi vetë, Thaçi ka kthyer vëmendjen nga aleatët ndërkombëtarë, që ky proces të bëhet në koordinim të plotë me ta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i shtetit e ka vlerësuar si pozitive ofrimin e ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare për t’i bindur të gjithë ata që kanë rezerva për të votuar për ushtrinë e Kosovës, por ka thënë se askush nuk mund të vërë veto për këtë proces.
Duke folur në forumin “Fol Hapur”, Thaçi nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan për këtë çështje, por tha se do të punohet për ndryshimet kushtetuese, por që edhe projektligji do të mbetet në agjendë.
Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Thaçi tha se kjo marrëveshje duhet të kalojë, në të kundërtën, sipas tij, koalicioni qeverisës do të jetë fajtor për mbajtjen peng të liberalizimit të vizave. Presidenti tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, qeveria e ka shumicën, por për këtë thotë se vendosin vet partitë politike.