Zgjedhjet lokale

KQZ-ja publikon formularët e përputhjes së rezultateve të rivotimit në Istog

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

“Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Rezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht, votave përmes postës, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Kopjet e skanuara të FPR janë publikuar në këtë vegzë:

http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/390

KQZ njofton se numërimi i votave përmes postës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, e hënë, 18 dhjetor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.