Zgjedhjet lokale

KQZ certifikon rezultatet për Kllokotin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për Komunën e Kllokotit.

Kryetarja e KQZ-së,Valdete Daka, tha se pasi nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga Gjykata Supreme lidhur me ndonjë ankesë, atëherë mbetet vetëm që të certifikohen rezultatet e balotazhit të 19 nëntorit.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua dhe raporti i Sekretariatit të KQZ-së për përgatitjet për rivotimin që të mbahet të dielën për kryetar të Komunës së Istogut.