Zgjedhjet lokale

Supremja hedh poshtë ankesat e LDK-së për Prishtinën

Gjykata Supreme ka vendosur sot për dy ankesat e fundit të subjekteve politike, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), njofton kumtesa nga Supremja, transmeton Koha.net.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec.