Zgjedhjet lokale

KQZ pritet që sot t’i publikojë rezultatet përfundimtare

Pas përfundimit të votave me kusht dhe me postë, KQZ-së i është hapur rruga që t’i bëjë publike rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave.

Dje në QNR zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi tha se ka mundësi që sot të publikohen rezultatet përfundimtare.

Ndryshe dje QNR-ja ka përfunduar numërimin e votave me kusht, me postë dhe atyre me nevoja të veçanta, ku janë përcaktuar kryetarët fitues për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Istogut dhe Rahovecit.