Zgjedhjet lokale

Dreshaj: Manipulimet e veta LDK-ja po m’i hedh mua

Përmbysjen e rezultatit të balotazhit në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj, pas numërimit të votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë vazhdon ta kundërshtojë kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova.

Arsyetimi i tij është se nga rivali i tij janë manipuluar në forma të ndryshme votat e dhëna jashtë vendvotimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Jemi shumë të sigurt se ka pasur manipulime të votave me postë. Ka pasur vota të rrejshme, adresa të rrejshme, kanë votuar edhe të vdekurit për të... Duhet të anulohen votat sidomos ato nga jashtë që kanë ardhur”, ka potencuar Rugova manipulimet e këtyre votave. Mirëpo, të gjitha këto akuza i ka mohuar Dreshaj.

“Unë nuk kam lidhje e ide pse më akuzojnë për ato manipulime që po i përmendin, se betohem që nuk kam gisht në ato punë. Unë nuk po di as vetë me shpjegua ka po i marrin këto akuza që po mi hedhin”, pohon Dreshaj. Ai thotë se nuk e njeh askënd në Serbi dhe se në atë shtet nuk ka qenë e as nuk ka kaluar andej prej vitit 1984, kur ka qenë ushtar.

“Prej Serbie ishin 52 vota. Atje ka me siguri edhe shqiptarë që kanë votuar. Unë kam miq në Slloveni, Austri e vende tjera, se i kam ndihmuar njerëzit andej, e tash të mos befasohen këta që më kanë ardhur mua votat prej atyre vendeve”, thotë Dreshaj. Sipas tij, këto manipulime, që po ia gjuajnë atij, i ka bërë vetë LDK-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.