Zgjedhjet lokale

Dy ministra të Qeverisë zgjidhen këshilltarë komunalë në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas rinumërimit të votave në vendvotimet e komunave të ndryshme, në bazë të cilit njoftim del se në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka ardhur deri te ndërrimi i një kandidateje që ka fituar mandatin pas rinumërimit me vendim të PZAP-it.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se në Prizren, kandidatja e LVV-së, Mimoza Bushrani ka fituar mandatin me 238 vota, derisa Ana Spaqi ka humbur mandatin me 234 vota, rezultat ky që ka dalë pas rinumërimit të urdhëruar nga PZAP-i.

Rezultatet e publikuara pas rinumërimit kanë konfirmuar faktin se në Kuvendin e Komunës së Prizrenit do të përgjysmohet numri i subjekteve të përfaqësuara në krahasim me mandatin e kaluar...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.