Zgjedhjet lokale

Votat me kusht përmbysin rezultatin në Istog

Numërimi i votave me kusht, votave të diasporës dhe të votave të personave me nevoja të veçanta kanë përmbysur rezultatin e balotazhit në Istog.

Teksa pas numërimit të 100 për qind të rezultateve, Haki Rugova i LDK-së printe me 671 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së, në numërimin e votave me kusht, i cili ka nisur sot, kandiati i AAK-së po prin bindshëm.

Dreshaj ka marrë 1475 vota për dallim nga Rugova që ka marrë vetëm 133 vota, apo 1342 më pak se kundërkandidati.

Ky rezultat e bën Dreshajn kryetar të ri të Istogut, me 671 vota më shumë, duke larguar LDK-në nga bastioni i saj.

{gallery}