Zgjedhjet lokale

Tahiri: Rezultat jo i favorshëm

Descriptive Text

Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri në një lidhje direkte me KTV-në ka thënë se rezultati i sotëm nuk është shumë i favorshëm për ta, por se kanë garë të hapur në Prizren.

Ai ka thënë se votat me kusht do ta përcaktojnë rezultatin përfundimtar edhe për Prizrenin.

Ka thënë se pavarësisht pritjeve dhe punës së bërë, rezultati i sotëm “nuk ka qenë rezultat i pritshëm për ta”.

“Aty ku do të udhëheq PDK do të ketë mirëqenie për qytetarët”, tha ai.

Tahiri ka thënë se PDK ka fituar 6 komuna duke thënë se pret që PDK do të qeverisë edhe me Prizrenin.