Zgjedhjet lokale

Aliu i PDK-së shpall fitoren në Ferizaj

Ish-kryetari i Ferizajt, kandidati i PDK-së për këtë qytet, Agim Aliu, e ka shpallur fitoren në këtë komunë.

Aliu ka thënë se pushteti është kthyer në duar të atyre që udhëheqin me përgjegjësi.

“Ju them qytetarëve se do të jem shërbëtori i tyre”, ka thënë Aliu, deri sa ka shtuar se pret mbështetjen e qeverisë për Ferizajn.

Aliu ka garuar kundër kryetarit të deritashëm kundër Muharrem Sfarqa, kandidat i LDK-së.