Zgjedhjet lokale

Abrashi hedh votën e tij, kërkon dalje sa më të madhe në votime

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, ka votuar në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë në votime dhe tha se “kjo nuk është votë për një kandidat, por për të ardhmen 4 vjeçare të qytetit”.