Zgjedhjet lokale

Haradinaj: Ftojmë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë drejtën e tyre të votimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëpërmjet një konference për media, ka deklaruar se AAK në raundin e dytë zgjedhor, garon në gjashtë komuna, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Istog dhe Obiliq.

Meliza Haradinaj nga AAK ka thënë se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar mirë e mbarë me disa vonesa të hapjes së Qendrave të Votimit.

“Informatat që kemi marrë nga shtabet tona zgjedhore, tregojnë se procesi ka filluar mirë e mbarë, vend votimet janë hapur me kohë dhe me disa përjashtime në të cilat ka pasur vonesa për hapje të vend votimeve për shkak të mungesës së disa komisionarëve. Mirëpo, këto vonesa nuk besoj se e cenojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ftojmë të gjithë qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë drejtën e tyre të votimit nëpër ato komuna, ku ka raund të dytë të zgjedhjeve, sepse prej këtyre zgjedhje qytetarët do të jetojnë për katër vitet e ardhshme”, deklaroi Haradinaj, shkruan kp.

Ndërsa, kjo ishte paraqitja e parë për medie për sot nga AAK-ja.