Zgjedhjet lokale

Veseli fton qytetarët të dalin në zgjedhje masivisht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po voton në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica”.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, transmeton Koha.net.

Veseli ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më masovisht në zgjedhje për të zgjedhur ata që do të udhëheqin komunën e tyre.

“Do të uroja gjithë qytetarët e vendit për këtë ditë të zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë i thërras në mënyrë sa më solemne , të qetë, që sa më shumë të dalin në zgjedhje, t’i përgjigjen obligimit qytetar dhe në të njëjtën kohë të votojnë për ata të cilët do të udhëheqin për katër vitet e ardhshme. Ata kanë të drejtë të dinë se kush do t’i udhëheqë. Jam i sigurt se do të dinë të votojnë ata që janë më të mirët. Le të fitojnë kryetarët më të mirë të komunave”, ka thënë Veseli.