Zgjedhjet lokale

Haskuka: Në Prizren do të krijohet qendra e kujdesit ditor për pensionistë

Descriptive Text

Në vijim të takimeve gjatë ditës së sotme, Mytaher Haskuka së bashku me Albin Kurtin takuan pensionistët e Komunës së Prizrenit.

Fillimisht Albin Kurti pensionistëve iu tha se deri me 19 nëntor duhet mobilizim masiv dhe se karshi blerjes së votave që po e bën PDK, do të fitojë vullneti i lirë i qytetarëve që po kërkojnë ndryshim.

Më pas Mytaher Haskuka tha se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, do të bëhet krijimi i Qendrës së Kujdesit Ditor për pensionistë si dhe do të sigurohet transport publik falas për çdo pensionist.