Zgjedhjet lokale

Haziri paralajmëron qeverisje ‘agresive’ në mandatin e ri për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin

Në tubimin e organizuar nga Dobërçani, Përlepnica, Verbica e Kmetocit, Kmetoci dhe Shillovës së Muhagjerëve, kryetari aktual dhe kandidati edhe për mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar qeverisje agresive gjatë mandatit katër vjeçar, “për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin”.

“Unë ju falënderoj të gjithëve për këtë mbështetje dhe besimin e madh që ma keni ofruar gjithmonë. Nga këtu po e paralajmëroj se në mandatin e ri do të ketë qeverisje më agresive, me orar të tejzgjatur për ekipin tim me duar t’pastërta e dyer të hapura, për ta bërë tregimin e madh për Gjilanin, duke realizuar projekte multimilionëshe dhe duke ua bërë jetën më të mirë qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Banorët e këtyre fshatrave, sipas komunikatës së LDK-së, i kanë konfirmuar kreut të Gjilanit se do të dalin në mënyrë masive më 19 nëntor për t’ia rikonfirmuar besimin për të dhe partinë e Ibrahim Rugovës.

Përndryshe, në këtë tubim i ka dhënë mbështetje Hazirit edhe familjet e heronjve kombëtarë, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti.