Zgjedhjet lokale

Bahtiri merret vesh me 9 nëndegë të LDK-së për mbështetje

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka arritur marrëveshje koalicioni me 9 nëndegë të LDK-së, të cilat u zotuan se do ta përkrahin fuqishëm në garën e balotazhit më 19 nëntor, bën të ditur AKR përmes një komunikate për media.

“Në marrëveshjen e koalicionit thuhet se AKR dhe nëndegët e LDK-së synim dhe qëllim primar e kanë fitoren e zgjedhjeve më 19 nëntor, duke e mbështetur Agim Bahtirin për kryetar komune. Kjo marrëveshje u arrit pa asnjë kushtëzim, por vetëm duke u bazuar në besim dhe vizion të përbashkët”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se, “ky vendim i nëndegëve të LDK-së vjen pas vendimit të kryesisë së LDK-së të marrë të dielën, ku edhe mediat kishin raportuar se nëndegët e kanë kundërshtuar fuqishëm”.

"Sonte me 9 nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë nënshkruam marrëveshje koalicioni, të cilat do më mbështesin fuqishëm më 19 nëntor në garën e balotazhit, ku do të arrijmë fitore madhështore. Unë kam thënë se gjithmonë do të jem me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua edhe sonte. Pres që së shpejti të na bashkohen edhe nëndegë të tjera", ka thënë Bahtiri.

Koalicion me Agim Bahtirin nënshkruan këto nëndegë të LDK-së:

1) Ilirida

2) Bairi

3) Ura e Gjakut

4) 2 Korriku

5) Kçiqi

6) Tuneli i parë dhe Zasella

7) Koshtova

8) Rashani, Mazhiqi dhe Tërstena

9) Bajgora

{gallery}