Zgjedhjet lokale

Ahmeti flet për zotimet e tij në Tophane

Descriptive Text

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë lagje që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.

“Me sistemin e ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili do të menaxhohet direkt nga Komuna, do të arrijmë që ta maksimizojmë efikasitetin e këtij shërbimi edhe në Tophane”, ka thënë ai.

Sipas tij, përmes “Prishtina Parking”, do të sigurojnë hapësira të mjaftueshme të parkingut në këtë pjesë të qytetit, si dhe do t’i vendosin shtyllat antipark për t’i liruar trotuaret.

“Sipas kërkesave që kanë ardhur nga vetë ju, do të vazhdojmë me ngritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik, me vendosjen e policëve të shtrirë dhe shenjave adekuate në të gjitha pjesët e lagjes. Do të rregullohet vendkalimi për këmbësor tek hekurudha, si dhe do të zgjerohet trotuari tek shkolla “Meto Bajraktari”. Asnjë pjesë e Tophanes, nuk do të mbetet pa ndriçim publik”, tha ndër të tjera Ahmeti.