Zgjedhjet lokale

PDK-ja merr më së shumti vende në komunat e rajonit jugor

Rezultatet e zgjedhjeve për kuvendet komunale të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë konfirmuar se PDK-ja ka marrë më së shumti vende në KK-të e rajonit jugor të Kosovës.

Kjo parti në të njëjtën kohë është subjekti i vetëm që do të përfaqësohet me vende në të gjitha kuvendet e këtij rajoni, pasi ka marrë vota të mjaftueshme për të pasur një vend në KK-në e Mamushën, gjë që nuk vlen edhe për partitë e tjera shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ-ja del se PDK-ja do t’i ketë 47 vende në 6 KK-të e rajonit jugor, e pasuar nga LDK-ja me 35 sosh në 5 KK, AAK-ja me 22 vende në 5 KK, NISMA 20, në 5 KK dhe LVV-ja19 vende në 5 KK, etj.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim pas shqyrtimit të ankesave, ngase KQZ-ja ka bërë të ditur se ato mund të paraqiten që prej të enjtes. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se afati i ankesave nis të nga ora 12:00 e 9 nëntorit 2017, pasi deri në këtë orë do të publikohen rezultatet e detajuara”, shkruan në njoftimin e KQZ-së.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.