Zgjedhjet lokale

Sfarqa i përgjigjet KF Ferizajt: Kërcënimi për bojkot – politikë

Descriptive Text

Klubi i futbollit, Ferizaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mund ta bojkotojnë ndeshjen e të dielës.

Kjo sepse ka dy muaj që ata nuk kanë marrë paga.

Në Rubikon të KTV-së, kryetari aktual, Muharrem Sfarqa ka thënë se është e vërtetë që në futboll ka pas krizë mirëpo asnjëherë nuk ka munguar mbështetja ndaj tyre.

“Besoj që do të jem në kontakt me drejtorin e drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport dhe besoj se të gjitha do të rregullohen. Kam qenë pardje në përcjellje të klubit të volejbollit, pra të gjithë ata që kanë rezultate, kanë mbështetje”, ka thënë Sfarqa.

Kandidati i LDK-së për një mandat të dytë theksoi se të gjitha këto janë për politika elektorale.

“Në futboll ka pas një krizë, duhet ta pranojmë por përkrahja nuk ka munguar. Kemi pas ndarje të barabartë të subvencioneve. Nuk ka ndodh asnjëherë që brenda një mandati qeverisës të ketë kaq shumë investime”, shtoi tutje ai.

“Ne nuk mund ta shohim vetëm ekipin e futbollit si sport. Në Ferizaj është hendbolli më i popullarizuar në raport me të gjitha të arriturat. Ka një akademi të hendbollit. Ndërkaq, sportet tjera individuale janë me rezultate shumë të mira, si ajo e karatesë për mosha të vogla”, ka thënë ai.