Zgjedhjet lokale

Kjo është kërkesa e Gjinit për Kusari-Lilën nëse ajo humb në balotazh

Ardian Gjini, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjakovës ka thënë se do të pranojë cilindo rezultat të balotazhit, edhe nëse humb.

Ai ka thënë se sido që të jetë, do të qëndrojë në asamble komunale. Një gjë të tillë ai i kërkon edhe kundër-kandidates nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Një kërkesë e tillë vjen pasi Gjini vazhdimisht insiston se Kusari-Lila edhe në kohën sa ishte kryetare nuk e ka respektuar detyrën dhe nuk ka jetuar në Gjakovë.

“Ti duhesh të premtosh që nëse humb jep dorëheqje prej deputetes dhe do të rrish në asamble pasi po e do Gjakovën”, ka thënë ai.