Zgjedhjet lokale

Në Vushtrri LDK del para VV-së

Xhafer Tahiri i LDK-së ka arritur të kalojë Besim Muzqin e Vetëvendosjes për të zënë vendin e dytë në garën për kryetar të Vushtrrisë.

Tahiri tani është shumë afër balotazhit me Ferit Idrizin e PDK-së, teksa kanë mbetur edhe 20 për qind të votave pa numëruar.

Me 80 për qind të votave të numëruara, Ferit Idrizi ka 32.82 për qind të votave, ndërsa Tahiri ka 26.06 për qind, e Muzaqi ka 25.29 për qind të votave.