Zgjedhjet lokale

Thaçi: Mbarëvajtja e zgjedhjeve ishte një sukses i radhës

Pas përfundimit të votimit në zgjedhjet lokale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mbarëvajtja ka qenë një sukses i radhës për Kosovën.

Ka përgëzuar të gjithë qytetarët për kulturën, siç thotë ai, të lartë e demokratike.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.

Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standartët evropiane.