Zgjedhjet lokale

DnV: Në Prishtinë balotazh mes VV-së e LDK-së

Descriptive Text

Në Prishtinë do të ketë balotazh mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e kryeqytetit, sipas DnV-së.

Shpend Ahmeti i VV-së ka fituar 44.46, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së 35.54 në kuadër të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura sot duke detyruar qytetarët e Prishtinës të dalin edhe një herë në votim.

Ky rezultat vjen pas 87.71 për qind të votave të numëruara.

Selim Pacolli i AKR-së është i treti në zgjedhjet e sotme me dhjetë për qind duke lënë prapa PDK-në dhe AAK-në.