Zgjedhjet lokale

VV: Jemi në garë në dhjetë komuna

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se partia e tij është në garë në rreth dhjetë komuna, si rezultat i zgjedhjeve lokale të mbajtura sot.

Sipas Ymerit, VV është duke treguar fuqinë në Prishtinë ku ka siguruar grupin më të madh të asamblistëve si dhe ka gjasa që të fitojë pa balotazh. Ai ka përmendur edhe disa komuna të mëdha në të cilat synon të fitojnë.

“VV po prin bindshëm në Prishtinë dhe ka grupin e asamblistëve më të madh në asamble. Po duket se VV do të fitojë pa balotazh. Jemi në garë për rreth dhjetë komuna. Do të fitojmë në Gjilan, Prizren, Dardanë e Besianë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Krahasimin VV e ka bërë me zgjedhjet lokale të vitit 2013, duke thënë se nuk mund të bëhet krahasim me zgjedhjet qendrore të qershorit “sepse një krahasim i tillë është i pamundshëm”.