Zgjedhjet lokale

Veriorët po presin te “Car Lazari” rezultatin e zgjedhjeve lokale

Disa qytetarë janë grumbulluar në pjesën veriore të Mitrovicës, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve.

Ata po presin rezultatet e para të zgjedhjeve, te sheshi, pranë shtatores së “Car Llazarit”, njofton gazetarja e KTV-së atje. Aty është edhe shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Serbët e Kosovës kanë pasur instruksione të qarta nga Beogradi se për kë duhet të votojnë, e kjo është konsideruar si presion ndaj vullnetit të lirë qytetar.