Zgjedhjet lokale

Mamusha me përqindjen më të lartë të votuesve, Skenderaj më të voglën

Mamusha është komuna me përqindjen më të lartë të votuesve në zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa Skenderaj është komuna me përqindjen më të ulët.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, në Mamushë, shfrytëzuan të drejtën për votë 2569 qytetarë nga 3935 me të drejtë vote që i bie 65.29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Për dallim nga kjo përqindje e lartë në Mamushë, në Skenderaj kanë shfrytëzuar të drejtën për votë vetëm 31.49 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në nivel vendi, sipas KQZ-së, përqindja e daljes në zgjedhje është nën 44 për qind.