Zgjedhjet lokale

AAK: Vëzhguesi i LDK-së në Vitomericë arrestohet pasi votoi disa herë

Descriptive Text

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se Valmir Berisha, vëzhgues i LDK-së në Vitomericë ka votuar më shumë së tre herë, por është zënë në vepër.

Sipas AAK-së, Policia ka vepruar e ka ndaluar dhe arrestuar, përcjell ksp.

“I bëjmë thirrje votuesve të vazhdojnë të tregojnë kulturën e lartë qytetare sikur deri më tani. Inkurajojmë organet relevante të vazhdojnë të kryejnë detyrën”, thuhet në komunikatën e AAK-së në Pejë.