Zgjedhjet lokale

AAK: I dinjitetshëm procesi i deritanishëm zgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ahmet Isufi nga AAK, tha në një konferencë për media se, “procesi i deritashëm ka qenë i dinjitetshëm dhe në mënyrë demokratike, dhe nuk ka incidente të theksuara, pavarësisht ndonjë parregullsie”, transmeton kp.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin për të votuar edhe në këto momente, ndërsa ka falënderuar gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrje për të dalë në votime, si dhe vëzhguesit që kanë përcjellë zhvillimin e procesit zgjedhor, në mënyrë që Kosova të ecë përpara