Zgjedhjet lokale

Florim Shala jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

Descriptive Text

Ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së Florim Shala, të dielën, i cili deri tash, përveç se ishte anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjan, anëtar i këshillit drejtues, ishte edhe themelues i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Shala nëpërmjet telefonit i ka thënë gazetës “Koha Ditore” se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij lidhet me keqpërdorimin e parave për fushatën zgjedhore derisa ka thënë se “persona të caktuar fushatën po e përdorin për përfitime personale”.

“Arsyet e dorëheqjes sime nga PDK-ja janë të shumta, mirëpo njëra ndër kryesoret është se në PDK në Lipjan ka persona të cilët nuk e donë partinë por atë e shohin vetëm për përfitime personale”, ka thënë Shala për KD-në.

Ndërkaq, në një postim në Facebook, Shala ka thënë se do të vazhdojë të mbetet vetëm anëtar i thjeshtë në këtë parti.

“Nga sot, jap dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partine Demokratike të Kosovës - dega në Lipjan! Do të mbetem vetëm anëtar i thjeshtë i PDK-së. Respekt për të gjithë qytetarët e Lipjanit”, ka shkruar ai.