Zgjedhjet lokale

Nisma ankohet për trysni ndaj votuesve nga subjekte të ndryshme

Descriptive Text

Nisma – Dega në Prizren, kërkon nga organet e rendit dhe nga organizatori i zgjedhjeve që të mbahet rendi në objektet shkollore ku votohet, sepse, siç thuhet në reagimin e tyre, “qytetarëve po u bëhet trysni nga militantet e subjekteve të ndryshme dhe menaxherëve të shkollave, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të procesit zgjedhor”.

“Raste të tilla kemi në qendrat e votimit 2004A .Motrat Qiriazi (Kurilla), 2006A, Fadil Hisari, (Tusuzi), në 2029A në shkollen fillore Luigj Gurakuqi në (Nashec), 2042A SHFM. 11 . marsi,(Teknika) 2026A në Hoqë të Qytetit”, thuhet në reagimin e Nimsës.

“Akoma më shqetësuese eshte fakti se në shkollen fillore Mati Logoreci është kapur komisioneri i PDK-së, duke tentuar të nxjerrë fletvotimin e zbrazet jashtë, për ta dëmtuar procesin demokratik te zgjedhjeve me fenomenin siç njifet si “treni bullgar””, thekson më tej ky subjekt politik.

Nisma ka ftuar edhe njëherë organet përgjegjëse që të marrin masa shtesë, në mënyrë që të ruhet procesi zgjedhor.