Zgjedhjet lokale

Pacolli: Sot vendoset për perspektivën e rinisë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pasi ka votuar, tha se sot vendoset për të ardhmen e rinisë.

Madje, kreu i AKR-së, theksoi se do të duhet t’i dedikohet krejtësisht rinisë.

“Unë do të thosha që kjo ditë është dashur dhe duhet t’i dedikohet rinisë. Sot vendoset për ardhmërinë e rinisë, çdo gjë që bëjmë mendoj se duhet të jetë e koncentruar të gjeneratat e rinisë. Unë i ftoj të dalin të votojnë për ardhmërinë, të votojnë për një jetë më të mirë, të votojnë për një perspektivë për rininë tonë”, tha Pacolli, raporton KP.

Pacolli me tutje shtoi se kjo ditë e zgjedhjeve komunale është ditë e rëndësishme për të gjithë.