Zgjedhjet lokale

Haradinaj kërkon të votohet me dokumente të Kosovës, jo me të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën.

Në një prononcim për media, ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë.

“Kosovën e presin shumë punë. Shumë punë i takojnë komunave dhe asambleve. Në Kosovë duhet të votohet me dokumente të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.