Zgjedhjet lokale

Kurti fton qytetarët të shprehin vullnetin e tyre politik përmes votës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kryer obligimin për të votuar, si qytetar i Republikës të Kosovës, ku tha se është momenti që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të shprehur vullnetin e tyre politik.

Ai në mënyrë metaforike, ditën e zgjedhjeve e lidhi me motin e mirë, përderisa shtoi se ‘qytetarëve u ka ardhur vera kah dera’.

“Qytetarëve u ka ardhur vera kah dera. Sistemi politik institucional hapet një herë në katër vjet për të gjithë, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim prejardhje e pasurie. Unë i ftoj të gjithë qytetarët anekënd Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Të varfër e të pasur, gra e burra, pleq e të rinj, u bëj thirrje që ta përdorin këtë mundësi për ta shprehur vullnetin e tyre”, tha ai.